Historia jone
Kompania EcoClean ShPK eshte themeluar ne nentor te vitit 2010. Në atë kohë, shërbimet e pastrimit në Republikën e Kosovës ishin të zakonshme dhe nuk kishte shumë kujdes për mjedisin. Megjithatë, EcoClean ShPK kishte një ide të madhe: të krijojë një kompani profesionale të shërbimeve të pastrimit dhe të ofronte produkte ekologjike të cilat do të ndikojnë në një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm.
Eco Clean nuk ishte thjesht një kompani e pastrimit; ishte një vizion që do të bëhej realitet falë përpjekjeve të palodhshme. Filluam me një analizë të thellë të tregut dhe u kuptua se ekzistonte nevoja për shërbim të pastrimit cilësor, me produkte cilësore dhe mbrojtjen e mjedisit.
Me këtë synim në mendje, Eco Clean bëri marrëveshje të rëndësishme me kompaninë Diversey, prodhuesit më të madh në botë me një game të gjerë të produkteve të pastrimit.
Kjo marrëveshje bëri Eco Clean distributor të autorizuar si dhe përfaqesues të produkteve Diversey në Kosovë. Përmes kësaj marrëveshje, Eco Clean kishte qasje në teknologjinë dhe ekspertizën e një kompanie ndërkombëtare të njohur për cilësinë dhe inovacionin e saj.
Në ditën e sotme, Eco Clean është sukses i madh dhe një model i shkëlqyer i një kompanie që ka arritur të kombinojë suksesin biznesor me ndikimin pozitiv në mjedis dhe shoqëri. Ne vazhdojmë të punojmë në drejtim të misionit tonë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm, dhe jemi gati të shërbejnë Kosovën dhe më tej me një qasje të përgjegjshme ndaj mjedisit dhe cilësinë e shërbimeve të pastrimit.

PËR NE DHE STAFIN TONË
Ne jemi shpërndarës krenarë të Diversey; një kompani lider në botë në prodhimin e produkteve higjienike. Krahas Diveresy, Eco Clean Sh.P.K distribuon produktet e VILEDA Professional, LUCART, GHIBLI & WIRBEL, LOSDI, SANTOEMMA, etj. Kjo na mundëson jo vetëm të lartësojmë imazhin e klientëve tanë, por ta arrijmë atë duke përdorur produkte të shëndetshme.
Eco Clean siguron që klienti:
- Ketë një imazh dhe pamje mbresëlënëse;
- Të ketë mjedis të shëndetshëm që garanton sigurinë e kujtdo në të;
- Ka në dispozicion vetëm produktet më të mira dhe stafin më të mirë;
- Ka zgjidhje të optimizuara që shpenzimet operacionale të jenë minimale;
Trajnimi në produktet dhe teknikat e pastrimit:
Trajnime të teknologjisë së fundit:
Zhvillimi i aftësive të komunikimit dhe menaxhimit:
Trajnime të personalizuara:
Përmes këtyre mundësive të trajnimit, synojmë të kujdesemi për zhvillimin dhe rritjen e stafit tonë në mënyrë që ata të jenë të përgatitur për sfidat dhe mundësitë e fushës sonë dhe të kontribuojnë në suksesin e kompanisë Eco Clean.