Distribuimi i produkteve

Kompania EcoClean ofron brenda dhe produkte lidere në fushën e higjienës, të cilat njihen gjerësisht në nivel botëror. Marreveshjet e nënshkruara me kompaninë Diversey dhe kompani të tjera janë ato që kanë çuar kompaninë EcoClean në një nivel të lartë. EcoClean është specializuar në distribuimin e produkteve higjienike, duke ofruar një gamë të gjerë të artikujve të pastrimit dhe kujdesit personal. Ne fokusohemi në ofrimin e zgjidhjeve të cilësisë së lartë, të përshtatshme për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm. Përvoja jonë në tregun e distribucionit është e pasur, duke siguruar që klientët të kenë akses në produkte inovative dhe të përshtatshme për nevojat e tyre.

Mirëmbajtja e pastrimeve gjenerale dhe të përditshme

Shërbimi i mirëmbajtjes së pastrimit gjeneral dhe të përditshëm nga EcoClean ofron një zgjidhje të plotë për mbajtjen e ambientit të pastruar dhe të organizuar në mënyrë efikase. Me një ekip të specializuar dhe mjete moderne, ne sigurojmë një mjedis të pastër dhe të higjienizuar në bazë të nevojave të klientit, duke përfshirë pastrimin e hapësirave të përbashkëta, zyrave dhe ambienteve të tjera. Falë aksesit që kemi në produkte cilësore, kjo na lejon të kryejmë pastrimet e hapësirave të klientëve tanë vetëm me produktet dhe mjete më të mira. Ne ofrojmë mirëmbajtjen e pastrimeve në baza ditore, periodike ose edhe pastrime gjenerale.

Dezinfektimi i hapësirave

Kompania EcoClean ka kryer dezinfektimin e hapësirave të ndryshme që nga viti 2010, kur është themeluar. Me produkte cilësore, teknologji inovative dhe stafin e trajnuar për dezinfektim, EcoClean ka ofruar paqe mendore shumë bizneseve, shtëpive dhe zyrave në vendin tonë. Ne kemi nderin të jemi ata që iu ndihmojmë bashkëpunëtorëve tanë rehati, duke ditur se ambienti ku ata qëndrojnë është dezinfektuar maksimalisht dhe profesionalisht.

Debllokimi i kanalizimeve

Shërbimi i debllokimit të kanalizimeve nga EcoClean ofron zgjidhje të shpejta dhe efikase për sfidat e kanalizimeve të mbyllura. Përdorimi i teknologjive moderne dhe ekipi i specializuar bëjnë të mundur riparimin e shpejtë të çdo pengese në rrugën e kanalizimit, duke siguruar që ujrat të lëvizin lirshëm dhe të mbetet një ambient i pastër dhe funksional.